Treg

Bordi ul brenda 24 orësh me 8 lekë çmimin e naftës, do të tregtohet 216 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka ulur për të dytën ditë radhazi çmimin e naftës në vend.

Sipas vendimit të fundit, nafta me pakicë do të tregtohet me 216 lekë, nga 224 lekë që u ul çmimi dje(15 shtator).

Benzina gjithashtu është ulur dhe do të tregtohet me 194 lekë, nga 198 lekë që u rrit dje ndërsa gazi me 77 lekë për litër, nga 78 në vendimin e djeshëm.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi ka njoftuar po ashtu se është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë