Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta me pakicë të shitet 7 lekë më shumë, me 226 lekë/litër për datë 13 prill deri në mbledhjen e ardhshme. Nga vendimi i 8 prillit, nafta tregtohej me 219 lekë/litër.
Benzina do të shitet me 209 lekë për litër dhe gazi me 115 lekë/litër, për të njëjtë periudhë.
Çmimet për pikat e shumicës do të jenë, 214 lekë/litër për naftën. 197 lekë për benzinë dhe 103 lekë për gazin. (Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në orën 18:00 të 13 prillit.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




