Treg

Bordi i Transparencës: Nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina jo më shumë se 175 lekë/litri!

Nga Gazeta Si- Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimin për tregtimin e hidrokarbureve në vend. Duke nisur nga e enjta në orën 18:30, nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se çmimi 203 lekë/litër, ndërsa benzina me pakicë më shumë se 175 lekë/litër. Gjatë ditëve të fundit, çmimi i naftës në treg arriti deri në 217 lekë/litri.

Në njoftimin për shtyp të Bordit të Transparencës thuhet se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë