Treg

Bordi i Transparencës: Nafta 211 lekë/litër, gazi 93 lekë/litër për 24 orë. Por sërish mbeten më lartë se bursa botërore

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimin e ri të naftës, 211 lekë për litër për shitjet në pakicë dhe 206 lekë për litër për shijet në shumicë.

Të njëjta çmime janë vendosur nga Bordi edhe për tregtimin e benzinës, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar, me 93 lekë për litër.

Këto çmime vlejnë vetëm për 24 orë dhe më 16 mars do të merret vendimi tjetër.

Bordi i Transparencës i krijuar me vendim qeverie, rikujton se operatorët duhet ta respektojnë këtë vendim, në të kundërt do të ketë penalitete.

Ndërkohë, në bursat botërore nafta po tregtohet në 100 dollarë për fuçi, e njëjta vlerë si në janar 2022, kur në vendin tonë tregtohej rreth 185 lekë për litër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë