Treg

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për miellin dhe sheqerin

Gazeta Si – Bordi i Transparencës për çmimet e shportës ka ndryshuar sërish çmimet për sheqerin dhe miellin gjatë ditës së premte.

Bordi ka vendosur që të rrisë çmimin  e sheqerit me 14 lekë, ku nga 104 lekë që tregohej me pakicë do të shitet me 118 lekë.

Ndërkohë që është ulur me 7 lekë çmimi i millit, i cili nga 90 lekë për kg do të shitet me 83 lekë për kg.

Vendimi i sotëm i Bordit është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.

Ky vendim hyn në fuqi nesër me 10.09.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë