Ka një boom rastesh pozitive te lojtarët e skuadrave të Premier Ligës. Liga ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve për një javë dhe për këtë arsye është shtyrë ndeshja mes Mançester Junajtid dhe Brentfordit.
Klubi i Mançester Junajtid ka mbyllur qendrën stërvitore për shkak të epidemisë. Edhe Junajtid është kthyer në një vatër infeksioni, ashtu si Totenhemi disa ditë më parë.

Janë numëruar 42 raste të Covid-19 javën e kaluar, kur janë testuar 3805 persona mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Një numër i rritur menjëherë në raport me 12 rastet e javës paraardhëse. Disa lojtarë dhe stafi i Junajtid kanë dalë pozitivë pas fitores 1-0 ndaj Noruiçit.
Klubi i Mançester Junajtid ka bllokuar për 24 orë çdo veprim të skuadrës së parë për të reduktuar në minimum rrezikun e infektimit të personave të tjerë. Gjithsesi, situata duket shqetësuese në këtë moment në Angli, pasi edhe klubet e tjera mund të përfundojnë si Totenhemi dhe Mançester Junajtid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




