Mançester Junajtid është gati për revolucionin Rangnik. Trajneri gjerman ka marrë drejtimin e skuadrës së madhe angleze deh për 6 muaj do të përpiqet të ringrejë, në fushë dhe jashtë saj.
Plani i “Djajve të kuq” është që ta modifikojnë klubin në 360° dhe kjo përfshin edhe merkaton. Janë disa lojtarë objektivat e Mançesterit, mes tyre edhe Erling Haland i Borusias së Dortmundit. Sipas “Bild”, drejtuesit e klubi anglez janë gati të bëjnë gjithçka për sulmuesin norvegjez. E përditshmja gjermane bën me dije se Mançesteri është gati t’i japë një bonus të majmë trajnerit Rangnik, 10 milionë euro, nëse ai arrin ta transferojë sulmuesin te junajtid.

Rangnik ishte drejtor sportiv i Salcburgut në vitin 2019, kur ky klub vendosi të investonte për sulmuesin që në atë kohë luante te Molde dhe ishte 18 vjeç. Pikërisht raportet e mira që trajneri gjerman ka me lojtarin mund të ndikojnë që ai të veshë fanellën e “Djajve të kuq”. Dhe ai bonus prej 10 milionë eurosh është një nxitje e madhe për të tentuar me çdo kusht goditjen e madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




