Para

Bonus 5 mijë lekë për të gjitha shtresat në nevojë. Shtesa për policët dhe 1 mijë punonjësit e shtetit që u morën me integrimin

Nga Gazeta ‘SI’ - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, njoftoi se përsëri është rishikuar buxheti i vitit 2023. Ndryshimet e reja, përveç pensionistëve, përfshijnë në ‘bonusin e fundvitit’ edhe shtresat e tjera vulnerabël, po në të njëjtën masë, 5 mijë lekë.

Sipas ministrit do të përfitojnë 64 mijë qytetarë që marrin ndihmë ekonomike, 73 mijë përfitues me aftësi të kufizuara, 36 mijë familje me fëmijë dhe me ndihmë ekonomike dhe 40 mijë invalidë të punës.

Mete tha se përfitues të një bonusi, që përkthehet në një pagë shtesë do të jenë 1.144 punonjës të administratës, që kanë kontribuuar në proceset e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Do të ketë mbështetje për policët dhe shpenzimet e tyre ushqimore, 800 mln lekë. Bashkitë do të marrin grante 2 mld lekë dhe do të rialokohen 20 mld lekë në infrastrukturë e ujësjellës, si investime kapitale”, tha ministri duke shtuar se këto para do të merren nga të ardhurat tatimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë