Gazeta Si – Zemërim, por edhe emocion. Dëshirë për ‘hakmarrje’ dhe pak nostalgji. Leonardo Bonuçi ka rrëfyer për gazetarin Ricardo Trevisani në Berlin situatën që kaloi së fundi te Juventusi. Bonuçi nuk e përmend emrin e Alegrit, të cilin e quan thejsht ‘trajneri’.
“Kam lexuar dhe dëgjuar gjëra të pavërteta nga Juventusi dhe trajenri. Nuk është e vërtetë që në tetor dhe në shkurt më është komunikuar vullneti për të ndërprerë raportin në fund të sezonit. Në fund të majit kisha dhënë disponibilitetin për të qenë zgjedhje e 5-të apo e 6-të në mbrojtje.

Nuhata diçka vetëm duke lexuar gazetat, ndërsa më 13 korrik Giuntoli dhe Manna më erdhën në shtëpi dhe më komunikuan se nuk bëja më pjesë në grupin e lojtarëve të Juventusit. Më thanë se prania ime në fushë do të pengonte rritjen e skuadrës.
Ky është poshtërimi që më është bërë pas më shumë se 500 ndeshjesh me fanellën bardhezi. Vlerësoj solidaritetin e shumë lojtarëve, edhe aktualë, të Juventusit dhe klubeve të tjera. Të gjithë më kanë qëndruar pranë për sjelljen pa respekt të Juventusit”, – ka treguar mbrojtësi italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




