Nga Gazeta ‘SI’ – Interesi i titujve të borxhit rezultoi në rënie edhe në ankandin e fundit të kryer nga qeveria.
Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i i Bonove 12 mujore ra në 2.73% nga 2.77% që ishte ankandin e shkuar.
Këtë herë kërkesa ishte e lartë, rreth 17 miliardë lekë, por u pranuan vetëm 12 miliardë, aq sa shuma e shpallur fillimisht.
Edhe për Bonot 6 mujore ka një rritje të interesit, por rënie të yield-it.
Në raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, analizohet se qeveria s’ka nevojë për para dhe kjo është arsyeja pse yield-et e Bonove dhe Obligacioneve shënuan rënie edhe në fund të vitit 2024 duke mbajtur një nivel shumë pranë normës bazë të interesit.
Në tre muajt e fundit të vitit, yield-i i Bonove 12-mujore zbriti në 2.8% nga 3.2% që ishte në periudhën paraardhëse.
Në vitin 2024, shqiptarët investuan 54.8 mld lekë në borxhin e qeverisë, nga 40 mld që ishte një vit më parë. Por Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, raporton se numri i transaksioneve ka rënë me 28% dhe janë kryer vetëm 9.891 transaksione, duke treguar se është rritur vlera e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.