Treg

Bonot e Thesarit e nisin me ‘të kuqe’ vitin

Nga Gazeta ‘SI’ – Letrat me vlerë nuk kanë rikuperuar as me nisjen e vitit të ri. Në ankandin e parë për 2024-n, Bonot e Thesarit 12-mujore u blenë me një yield pothuajse të barabartë me normën e interesit, 3.4%.

Nga ana tjetër edhe kërkesa e investitorëve ishte tepër e ulët. Nga 14 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur në ankand na Ministria e Financave, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa nga investitorët në vlerën e 10.5 miliardë lekëve.

Sipas logjikës ekonomike, rritja e normës së interesit (ndodhi në nëntor 2023) duhet të nxiste dhe yield-et e letrave me vlerë, por rritjet deri më tani raportohen minimale.

Që në fillim të 2023-shit, kërkesa bashkë me yield-et e titujve u zbehën. Sipas shpjegimit të BSH-së lidhet me nevojën e lartë të qeverisë për financim. Nga ana tjetër, stabilizimi i interesit të kredive, uli kërkesën për titujt e borxhit. Sipas ekspertëve, “strehimi” në titujt e borxhit nënkupton të kundërtën.

Sipas shifrave të AMF-së deri në shtator 2023, shqiptarët mbajnë rreth 155 mld lekë të borxhit të qeverisë, duke u rritur me 28 mld lekë në raport vjetor.

Bonot e thesarit mbeten lloji më tërheqës i investimit në borxh për shqiptarët, kryesisht ato 1-vjeçare, ku për 9 mujorin janar-shtator 2023, kanë blerë rreth21 mld lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë