Treg

Bonot 6-mujore, kërkesa e lartë, por yield-i bie poshtë normës bazë së interesit

Nga Gazeta ‘SI’ – Një zhvillimi ‘i çuditshëm’ ka ndodhur në ankandin e fundit të Bonove të Thesarit. Yield-i i tyre ka pësuar një zbritje të fortë në ankandin e fundit, pothuajse 2% më pak se ai i mëparshmi, duke rënë në 1.5%.

Bonot më maturim 6-mujor ishin shpallur me një shumë 1 mld lekë, por kërkesa shkoi në mbi 2 mld lekë. Në fund, qeveria pranoi vetëm shumën e shpallur. Ankandi i parafundit i Bonove 6-mujore nuk u realizua pasi investitorët kërkuan një yield 3.16% dhe qeveria e konsideroi atë tepër të lartë.

Kjo, 1.5% është norma më e ulët e interesit për titujt e borxhit në më shumë se një vit, kur Banka e Shqipërisë nuk kishte nisur ende luftën ndaj inflacionit dhe norma e bankave ishte në nivele minimale.

Momentalisht norma e interesit bazë është dy herë sa yield-i i Bonove, 3%.

Zakonisht rënie yield-eve të borxhit tregon për një stabilizim të situatës financiare dhe pritshmërive për inflacion, por këtë herë diferenca është shumë e fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë