Gazeta Si – “Ishte një ndeshje e bukur, që u ndje nga të dyja skuadrat. Juventusi nuk pati shumë fat, sidomos gjatë 25 minutave të para, por edhe ata të Interit u treguan të zotët. Pastaj, siç ndodh shpesh në të tilla ndeshje, ka polemika pa fund.
E vetmja gjë që më krijon bezdi, jo vetëm për këtë ndeshje, por në përgjithësi, është që lojtarë që peshojnë 90 kilogramë dhe janë të fortë, bien në tokë si kumbulla sapo i prek. Kur dikush i vendos këmbën një tjetri, mund të ndodhë, futbolli është sport kontakti. Sipas rregullores është penallti, por duhet parë nëse kjo rregullore mos është bërë pak si në basketboll, ku nuk ka kontakt. Disa penallti janë shumë të lehta”.

Janë këto fjalët e zëvendëspresidentit të UEFA-s, Zbigniev Boniek, për “Radio Anch’io sport” të “Rai Radio1”, në lidhje me ndeshjen Juventus-Inter, që u mbyll me fitoren e zikaltërve 0-1. Ndeshja u vendos nga një penallti, që u gjuajt dy herë dhe polemikat ishin të mëdha pas ndërhyrjes së VAR-it. Boniek ka rezerva për penalltinë e Interit, por dhe për futbollistët e Serisë A në përgjithësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




