Bota

Bombë kundër policëve në një banesë në Gjermani, 12 të plagosur. Arrestohet atentatori

Gazeta Si – Disa persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në Ratingen të Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur policia, duke saktësuar se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Ky i fundit ka ndodhur brenda një apartamenti shumëkatësh gjatë një operacioni policor.

Mes të plagosurve raportohet se janë edhe disa agjentë. Qiraraxhiu i banesës, në bazë të një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes, ka hedhur një bombë ndaj agjentëve që kanë shkuar për të kryer kontrollin. Burri u arrestua më vonë, por nuk dihet origjina e episodit.

Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në Berliner Strasse në qytetin e vendosur në veri të Gjermanisë rreth orës 11 të mëngjesit. Në vendngjarje ka patrulla policie, autoambulanca, ndërsa zona monitorohet edhe me helikopterë nga qielli.

Sipas zërave të para, shpërthimi ka ndodhur teksa agjentët po përgatiteshin të ndërhynin brenda banesës.

Ministri i Brendshëm i North Rhine-Ëestphalias, Herbert Reul specifikoi më pas se, midis policëve dhe zjarrfikësve, 12 u plagosën, disa prej të cilëve janë të rëndë.

Shërbimet e emergjencës u thirrën – përsëri sipas Reul – nga kompania që zotëron rrokaqiellin, pasi u vu re një kuti postare e tejmbushur me postë: kishte frikë se diçka kishte ndodhur me qiramarrësit e banesës.

Kur policia trokiti, një grua hapi derën dhe djali i saj shpërtheu një bombë, e cila goditi policinë dhe zjarrfikësit.

Menjëherë, pas kësaj ka filluar një zjarr. Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna. E gjithë zona u rrethua menjëherë dhe snajperët u shfaqën në dritaret e disa ndërtesave aty pranë.

Epilogu u mbyll pak pas orës 15:00 me lajmin për arrestimin, si të sulmuesit (gjashtëdhjetëvjeçari u mor me ambulancë, i plagosur), ashtu dhe nënës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë