Gazeta Si – Për herë të parë, pushtuesit rusë hodhën fosfor ose bomba ndezëse në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Lajmi u raportua nga këshilltari i kryetarit Petro Andryushchenko, sipas raporteve nga agjencitë ukrainase.
“Dje pushtuesit përdorën për herë të parë fosfor apo bomba ndezëse kundër mbrojtësve të Mariupolit”, ka shkruar ai në Telegram.
Ndërkohë, Turqia është gati të dërgojë një anije në Mariupol për të lejuar evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe civilëve të tjerë nga uzina e çelikut Azovstal.
Zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, e pohoi këtë gjë në një intervistë për “Reuters”, sipas raporteve të agjencisë “Tass”.
“Plani ynë kërkon që njerëzit e evakuuar nga fabrika e çelikut të sillen nga nëntoka në portin e Berdyansk, i cili si Mariupol është në Detin Azov, dhe që një anije turke t’i çojë ata në Stamboll”, tha ai.
“Nëse kjo mund të bëhet, anija jonë është gati të largohet dhe të marrë ushtarët e plagosur dhe civilët e tjerë në Turqi”.
Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta mposht Rusinë “këtë muaj”, por do të jetë në gjendje ta mposht Rusinë “këtë vit”, shkroi në Tëitter këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas, Mikhailo Podolyak.
Kievi, shtoi ai, “nuk është i interesuar për një luftë të zgjatur”, por për ta fituar atë në thelb duhen dy gjëra nga Perëndimi: “një embargo e vërtetë nafte” dhe furnizime me armë, veçanërisht “tanke, avionë dhe artileri”.
Po ashtu, është “e mundshme” që Rusia të ketë humbur “një të tretën” e forcave tokësore të përfshira në pushtimin e Ukrainës. Kështu deklaroi Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit mbi konfliktin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.