Futboll

Bologna, një histori e bukur futbolli

Skuadra nga qyteti me të njëjtin emër u konfirmua mbrëmë në Finalen e Kupës së Italisë përballë Milan në sfidën që do të zhvillohet më 14 Maj në “Stadio Olimpico” në Romë. Por si erdhi Bologna deri në këtë nivel një skuadër që nuk renditej mes 5 vendeve të para në 55 vitet e fundit në Serie A? Diçka të tillë ajo e arriti sezonin e kaluar, duke u kualifikuar në fazën e Ligës në Champions League. Në merkaton u larguan Calafiori, Zirkzee, Arnautovic dhe Binks për 101 milionë dollarë.

Pak javë më vonë u largua dhe trainer Thiago Motta drejt Juventus-it. Në vend të tij u emërua dy herë finalisti në Conference League (në stolin e Fiorentina-s), Vincenzo Italiano. Drejtuesit shpenzuan 57,21 milionë dollarë në merkaton hyrëse. Aktualisht Bologna ndodhet në vendin e 4 në Serie A. Gjatë vitit kalendarik 2025 ajo ka humbur vetëm 2 ndeshje dhe u kthye në Finalen e Kupës së Italisë, për të parën herë pas vitit 1974, kur e fitonte ndaj Palermo-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë