Nga Gazeta ‘Si’-Skuadra e futbollit e Bolivisë është kundërshtari më i ashpër i mundshëm në planet kur luan në fushën e saj, por jo për shkak të aftësive dhe forcës futbollistike të lojtarëve që ka, por për faktin se rivalët në stadiumet e tyre, thjeshtë nuk mund të marrin frymë!
Lartësia e madhe në të cilën ndodhen stadiumet i kanë ndihmuar ata të bëjnë disa bëma të jashtëzakonshme. Ekipet më të mëdha të futbollit si Argjentina dhe Brazili zbritën në “kështjellën qiellore” të Hernando Siles në La Paz, e vendosur në 3637 metra mbi nivelin e detit. Tani ata kanë shkuar një hap më tej. Për të mos i lënë asgjë rastësisë, zhvilluan një ndeshje të rëndësishme në kualifikueset për Botërorin kundër Venezuelës në stadiumin e Al Alto, në një lartësi të pabesueshme prej 4150 metra mbi nivelin e detit.
#Eliminatorias Bolivia consiguió su segundo triunfo en las eliminatorias del Mundial 2026, una goleada a Venezuela, que sucumbió en los más de 4.000 metros de altitud de la nueva casa de la Verde.⚽️🇧🇴🇻🇪
— ABC Deportes (@ABCDeportes) September 6, 2024
👉Leé más: https://t.co/d4EvBEGocb pic.twitter.com/XduQ24lsxb
Kundërshtari nuk kishte asnjë shans në këto kushte. Bolivia fitoi 4:0 para 22 mijë tifozëve entuziastë dhe kështu mori tre pikë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit. Ata aktualisht janë në vendin e shtatë, që i çon në play-off. “Ne luajmë aty ku jetojmë”, thanë bolivianët pas vendimit për të pritur kundërshtarët e tyre nën re.
Falë avantazhit të pazakontë, Bolivia ka bërë arritje të jashtëzakonshme në tokën vendase në të kaluarën. Ende rrëfehet humbja e Argjentinës, e cila e udhëhequr nga Lionel Messi në vitin 2009, pësoi humbjen 6:1 në La Paz. Messi hidhej në pjesën e parë, mezi gulçonte për ajër, humbiste situata të pabesueshme dhe Angel Di Maria u rrëzua përtokë në fund të pjesës së parë, e nxorrën nga fusha dhe i dhanë një shishe oksigjeni.
As brazilianët nuk dolën më mirë. Kështu, pas ndeshjes së luajtur në vitin 2017, Neymar publikoi një foto të lojtarëve të Brazilit të ulur me maska oksigjeni me komentin: “Është çnjerëzore të luash në këto kushte”.
Interesant është fakti se në vitin 2007, FIFA miratoi një ndalim për ndeshjet ndërkombëtare që luheshin në stadiume të vendosura në një lartësi prej më shumë se 2750 metrash, por menjëherë pasoi një reagim i ashpër. Edhe presidenti i Bolivisë në atë kohë, Evo Morales, protestoi publikisht, duke e quajtur këtë vendim një “çudi futbolli”.
FIFA më vonë u tërhoq dhe e anuloi ndalimin, dhe bolivianët vazhduan të shfrytëzonin sa më shumë avantazhin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.