Ngjarje

Boksieri shqiptar Florian Marku rrezikon 7 vite burg në Greqi

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku. I njohur në arenën ndërkombëtare për një karrierë relativisht të suksesshme, boksieri me origjinë nga Lushnja sipas burimeve paraprake është ndaluar në Gjermani dhe është ekstraduar për në Greqi nën akuzat e armbajtjes pa leje dhe plagosjes.

Një jetë e mistershme dhe me shumë hije në të kaluarën e tij, ku ka qenë edhe më parë i dënuar me burg për më shumë se një vit në Greqi dhe më pas disa muaj në Austri.

Me sa duket bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje që ka ndodhur në vitin 2010-të në Selanik ku në disa raste ka folur edhe vetë Marku, për këtë çështje duke e konsideruar të mbyllur. Ngjarja e treguar nga boksieri shqiptar lidhej me një sherr në një pub në Selanik ku ishte përfshirë për të mbrojtur shokët që përlesheshin me disa shtetas rus.

Me trasferimin në Angli emri i tij mori tjetër përmasa edhe në sajë të ndryshimit të sportit nga MMA (arte marciale) në boks. Gjithsesi ende nuk është gjithçka e qartë rreth kësaj ngjarjeje, nëse është e njëjta dhe po rihapet pas shumë vitesh, apo thjeshtë hetimet nuk kishin përfunduar. Sipas burimeve nga Greqia akuzat ndaj tij mund të sjellin në një dënim prej 7 vitesh burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë