Politike

Boçi dhe Bylykbashi dy nënkryetarët e PD, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm  

Partia Demokratike zgjodhi të premten në mbrëmje vonë strukturat drejtuese.

Këshilli Kombëtar votoi në unanimitet për Flamur Nokën përballë kandidatit tjetër Arben Ristani i cili më herët e ka ushtruar këtë funksion.

Ndërkohë, për postin e nënkryetarit, në avantazh që në fillim të numërimit ishin Luçiano Boçi (122 vota), i ndjekur nga Oerd Bylykbashi (107 vota).

Në garën për nënkryetarët ishte edhe Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Gara më e ngushte në momente te caktuara ishte mes Bylykbashit dhe Këllicit (92 vota) ndërsa Boçi ka kryesuar që në fillim listën e votimit.

Këshilli Kombëtar miratoi edhe sekretariatin pa ndonjë surprizë, nisur edhe nga emrat kandidatë që nuk ishin aspak të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë