Futboll

Boban sulmon hapur Gazidis: Nuk komunikojmë me të, ka treguar mungesë respekti

Në një moment që dukej i qetë, Milani mund të përballet me pasiguritë e drejtuesve. Zvonimir Boban, një nga drejtuesit e kuqezinjve, nuk e ka aprovuar vendimin e drejtorit Ivan Gazidis, për të kontaktuar Ralf Rangnick, pas krahëve të drejtuesve. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai nuk e fshehu pakënaqësinë për këtë veprim, duke e quajtur mosrespektim.

“Gjëja më e keqe është se kjo ngjarje destabilizuese ndodh në një kohë, gjatë së cilës skuadra po rritet dhe shihet puna e shkëlqyeshme e Piolit; në një kohë kur perceptohet se po formohet një rrugë shumë më e mirë. Moslajmërimi ynë ishte mosrespektues dhe aspak elegant. Nuk janë sjellje për një ekip si Milan. Ne kemi folur me Gazidis. Për të mirën e Milanit, është i nevojshëm që takimi me pronarët të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Pronësia duhet të jetë e qartë si në buxhet, ashtu edhe në objektiva. Për momentin, përkundër përpjekjeve në merkaton e janarit dhe shkurtimeve të shumta, me dy largime të rëndësishme, ne nuk e dimë se çfarë marzhesh do të kemi”.

Ajo që duket qartë për momentin është ideja kuqezinjve për ndërthurjen mes të rinjve dhe përvojës. Sipas Boban, megjithatë, ekzistojnë dy mënyra të ndryshme të të menduarit brenda klubit: “Nëse nuk mund të kesh kampionë, zhvillo një ide. Na u kërkua ta rinovonim skuadrën dhe e bëmë atë, por gjithmonë duke pretenduar se është e nevojshme përzierja e duhur midis gjakut të ri dhe përvojës. Duke marrë parasysh njëmijë vështirësi fillestare, dallime kulturore dhe pasione shumë të ndryshme të kuqezinjve, me të gjitha dallimet e pikëpamjeve dhe ndonjëherë mendimeve kundërshtare, ende mendoj se ky është realiteti: te Milani ka dy filozofi. Uniteti dhe respekit”.

Nyja e lidhur me të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka ndryshuar Milanin që nga ardhja e tij, por që aktualisht ka një kontratë të caktuar vetëm deri në fund të sezonit, mbetet për t’u zgjidhur.

“Të gjithë e shohin ndikimin që ka pasur Zlatan. Unë nuk mendoj që ka dyshime, se duhet të përballemi me një rinovim të mundshëm për sezonin e ardhshëm. Paolo e telefonoi i pari, pastaj unë vazhdova bisedimet. Ishte kënaqësi, kur ai më telefonoi rreth orës 10 të mbrëmjes së Krishtlindjes, duke më thënë: “Boban, urime Milanit, e morët Ibrahimovic. Gëzuar Krishtlindjet dhe do të shihemi së shpejti”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë