Futboll

Boban: Italisë i duhen 15 vjet të rikthehet, ka vrarë talentin në fidanishte

Gazeta Si – “Pas Pirlos, Italia nuk ka pasur më një talent të madh. Kanë kaluar 20 vjet dhe është vrarë talenti në fidanishtet e futbollit italian. Për Italinë do të duhen 10-15 vjet që të kthehet në ‘top’, në nivelin e Anglisë”.

Janë fjalët e ish-fantazistit të Kroacisë dhe Milanit, Zvonimir Boban, aktualisht përgjegjës futbolli në UEFA. Për mikrofonët e ‘Radio anch’io sport’, ai gjithashtu ka theksuar: “Duhen përmirësuar edhe stadiumet, që tashmë janë bërë problematikë”.

Zvonimir Boban, përgjegjës futbolli në UEFA. Gazeta Si, 24 tetor 2022

Boban ka dhënë mendimin e tij edhe për kampionatin e Serisë A: “Napoli më duket ekip i pjekur, ka një atmosferë të jashtëzakonshme dhe është i vetëdijshëm për forcën e vet. Luan një futboll shumë të bukur, ka shumë ekuilibër.

Milani ka karakter të fortë, historia dhe madhështia e tij kanë shumë rëndësi. Edhe Interi mund të kthehet fuqishëm, nëse Lukaku kthehet ai i mëparshmi”.

Për përballjen e Milanit në Champions me Dinamon e Zagrebit, ish-mesfushori thotë: “Milani mund të fitojë në Zagreb, ka kualitetin në anën e vet. Dinamo është e fortë dhe do ta shesë shtrenjtë lëkurën, janë dy skuadrat e jetës sime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë