Euro 2020

Boban: Finale e pastër, qesharake të mendosh për favore

"Qesharake të mendosh se UEFA do të favorizojë një skuadër në finale. Janë teori konspirative dhe këto lloj ideologjish gjithmonë ekzistojnë, por ata që e jetojnë futbollin e dinë që është një finale e pastër".

Janë këto fjalët e kroatit Zvonimir Boban, një nga drejtuesit e UEFA-s në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ish-futbollisti i Milanit ka dhënë komentin e tij edhe për penalltinë e dhënë në favor të Anglisë në gjysmëfinalen me Danimarkën:

"Një vendim i dyshimtë, nuk mund të mohohet, por nuk është një skandal, siç thonë ata që bërtasin me të madhe. Më vjen keq që ka ndodhur në një moment të tillë dhe që disa vënë në diskutim një Europian, ku arbitrimi ka qenë vërtet fantastik. Rozeti ka bërë një punë shumë të mirë për përgatitjen dhe rinovimin e arbitrave. Makeli ishte i bindur se kishte marrë vendimin e drejtë në atë rast”, ka theksuar mes të tjerash Boban.

Për finalen e së dielës ishte caktuar në arbitrim holandezi Kuipers, një nga arbitrat më të mirë të momentit. Boban ka hedhur poshtë katetorikisht zërat për favorizim të Anglisë në këtë kompeticion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë