Nga Gazeta Si – Chelsea sigurisht që nuk mund të akuzohet se nuk lë gur pa lëvizur. Edhe këtë verë ata patën një merkato të zënë me transferime, diçka normale që kur Todd Boehly dhe konsorciumi “Clearlake” morën pronësinë në vitin 2022.
Shtatë lojtarë të rinj mbërritën në “Stamford Bridge” pas përfundimit të Premier League 2024-25. Mirëpo asgjë nuk ka përfunduar dhe Chelsea po punon për firmën e Xavi Simons dhe Jorrel Hato-s.
Enzo Maresca ka një numër të madh lojtarësh te Chelsea që për arësye të ndryshme nuk mund ti mbajë të gjithë dhe klubi ka nevojë të shesë gjithashtu.
Pamundësia për të qënë brenda rregullave financiare të UEFA-s e penalizoi klubin me një gjobë prej £78.5m dhe sanksione administrative më herët këtë muaj.
Ndaj kemi identifikuar 6 lojtarë me potencialin e nevojshëm për të bërë mirë në çdo skuadër tjetër në Premier League.
-Christopher Nkunku
Francezi mbërriti te Chelsea nga RB Leipzig, me reputacionin e një prej sulmuesve më të mirë në Bundesliga. Të gjithë shpresonin në impaktin masiv por nës sezonin 2024-25, vetëm 9 nga 27 ndeshjet në kampionat i zhvilloi si titullar.
-Kiernan Dewsbury-Hall
Chelsea e bleu Kiernan Dewsbury-Hall nga Leicester City, verën e shkuar. Impresioni se do të bënte mirë pasi ndihmoi “dhelprat” të ktheheshin në Premiership, nuk u vërtetua dhe nën drejtimin e Enzo Maresca në “Stamford Bridge”-s ai u shua shpejt.
-Axel Disasi
Axel Disasi iu bashkua Chelsea-t në vitin 2023 pas paraqitjeve të mira në Ligue 1 te Monaco. Për këtë arësye u grumbullua edhe me përfaqësuesen e Francës si një ndër qendërmbrojtësit më të admiruar në Evropë.
– Lesley Ugochukwu
Dy vitet e fundit shënuan një stanjacion në karrierën e tij. Pas kalimit nëpërmjet skuadrave në Akademinë e Rennes, rrugë e njëjtë si ajo e Mathys Tel dhe Désiré Doué, ai ishte një nga lojtarët më të vlerësuar, pavarësisht mungesës së eksperiencës.
-Carney Chukwuemeka
Euforia dhe pritshmëritë shoqëruan transferimin e Carney Chukwuemeka në Gushtin e 2022 nga Aston Villa. Pas huazimit te Dortmund, është e vështirë të besosh se do të jetë në gjëndje të ndërtojë një karrierë në “Stamford Bridge”, por me vetëm 21 vitet e tij, mund të bëjë mirë kudo tjetër.
-Nicolas Jackson
Ndoshta emri i fundit që duhej të ishte në këtë listë. Mes dyshimesh për element të lojës së tij, sulmuesi i Senegalit ka qënë relativisht i rëndësishëm në dy sezonet e fundit për klubin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



