Nga Gazeta ‘Si’- I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, po shqyrtojnë mundësinë e një udhëtimi në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Bloomberg.
Sipas Bloomberg, takimi mund të zhvillohet brenda këtij muaji, megjithatë planet nuk janë përfundimtare dhe data mund të shtyhet për shkak të situatës së tensionuar në Iran.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për Bloomberg se aktualisht nuk është planifikuar një takim i tillë.
Sipas raportimit, zyrtarët amerikanë pritet t’i paraqesin Putinit dhe ekipit të tij draftin më të fundit të propozimeve për paqe.
Bisedimet pritet të përfshijnë garancitë e sigurisë nga SHBA-ja dhe Evropa për mbështetjen e çdo marrëveshjeje të mundshme, si dhe rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës.
Në deklarata të bëra më herët këtë muaj, Donald Trump shprehu pakënaqësi ndaj Vladimir Putinit për vazhdimin e luftës në Ukrainë, duke përsëritur se fillimisht kishte besuar se përfundimi i konfliktit do të ishte një proces i lehtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


