Drejtësia

Bllokuan rrugët gjatë protestës së opozitës, lirohen 7 personat e arrestuar

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka liruar këtë të enjte 7 protestuesit e Partisë Demokratike të arrestuar për bllokimin e rrugëve, gjatë protestës së zhvilluar më 23 dhjetor.

Gjykata e Tiranës caktoi për ta masën “detyrim paraqitje”. Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën e ‘detyrim paraqitje’ për personat e ndaluar, Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani, të cilët sipas policisë dhe prokurorisë ishin arrestuar për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë