Policia ka ndëshkuar krushqit, të cilët u shfaqën në një video në rrjetet sociale, duke kërcyer në mes të autostradës Lezhë-Mamurras, (pranë Laçit).
Policia ka proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, që sipas policisë penguan qarkullimin e lirë rrugor, duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremoni martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.
Kështu, u proceduan penalisht, shtetasit G.V., 32 vjeç, V.Ll., 32 vjeç, J.S., 21 vjeç dhe V.D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




