Ka ndodhur

‘Blloku 33’, arrestohet 33-vjeçari për shpërndarje droge në lokalet e natës

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se vijon megaoperacioni antidrogë i koduar “Blloku 33”, i fokusuar në goditjen e shpërndarjes së narkotikëve në zonat e natës dhe lokaleve të kryeqytetit.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar së fundmi një tjetër shtetas i shpallur në kërkim. Falë administrimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, lokalizuan dhe arrestuan në zonën e Kasharit shtetasin A. B., 33 vjeç

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me këtë arrestim, numri total i personave të ndaluar në kuadër të operacionit “Blloku 33” shkon në 27, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e edhe 6 shtetasve të tjerë, të cilët janë ende në kërkim për të njëjtën veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë