Gazeta Si – Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, në orët e para të kësaj të mërkure, ka nisur rehabilitimi i aksit rrugor Tiranë-Durrës.
Punimet do të zgjasin 25 ditë dhe do të bllokohet vetëm njëra korsi e lëvizjes, me qëllim që të mos ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve.
Ky aks rrugor ka një fluks të konsiderueshëm automjetesh gjatë 24 orëve për shkak të rëndësisë që mbart, si zona industriale, porti i Durrësit dhe vetë kryeqyteti.
Rehabilitimi i asfaltimit i këtij aksi rrugor, do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës, më saktë nga zona e njohur si Qafa e Kasharit
Nga ARRSH është caktuar një hark kohor prej 25 ditësh, për përfundimin e gjithë këtij aksi rrugor.
Sa i përket mënyrës sesi do të lëvizin automjetet, nuk do të bllokohen të dyja korsitë e lëvizjes.
ARRSH ka përcaktuar grafiku që në dy korsitë e lëvizjes të jetë e bllokuar vetëm njëra prej tyre, në mënyrë që të mos ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve, mos shkaktojë kaos.
Do të bllokohet 500 metra e njërës korsi të lëvizjes dhe më pas, pas përfundimit të rehabilitimit të këtij 500 metërshi të korsisë do të spostohet më tej një nisjen e një 500 metërshi tjetër.
ARRSH-ja njoftoi se për të shmangur aksidentet, udhëzohet që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




