Ka ndodhur

Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras. Masivë me gurë bien në aksin Kukës-Shishtavec

Gazeta Si - Reshje të dendura shiu në mëngjesin e të shtunës kanë përfshirë edhe zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës.

Nga reshjet, është bllokuar nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autosdradës Milot-Thumanë.

Automjetet e tonazhit të ulët zgjedhin rrugë alternative. Mbetet sërish problematik nënkalimi në Fushë Mamurras nga bllokimi i pusetave nga vërshimet. Disa automjete janë bllokuar nga prezenca a ujit.

Reshjet e dendura të shiut sollën mjaft probleme në disa akse rrugore në Kukës. Në rrugën Kukës-Shishtavec masive gurësh ranë nga skarpata anësore e rrugës duke e bllokuar për pak orë.

Masivët me gurë dëmtuan edhe trupin e rrugë, ndërsa kompania sipërmarrëse me mjete e makineri po punon për largimin e tyre dhe rivendosjen e qarkullimit të mjeteve.

Fatmirësisht në momentin e shkarjeve massive, nuk pati mjete apo kalimtarë të lënduar.

Problematika më rënien e gurëve dhe inerteeve në rrugë, ka pasur edhe në aksin drejt Peshkopisë dhe Bashkinë e Tropojës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë