Ka ndodhur

Bllokohet dyqani në Tiranë me rroba të vjedhura në Greqi, arrestohet pronarja (video)

Gazeta Si – Një 49-vjeçare me iniciale E.K., është arrestuar në Tiranë, pasi kontrabandonte veshje të vjedhura në Greqi.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se ka bllokuar një dyqan në Yzberisht, ku 49-vjeçarja shiste mallrat të cilat ishin vjedhur në vendin fqinj.

Gjatë kontrollit u gjet një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme për të cilat pronarja e dyqanit nuk dispononte as dokumentacion doganor dhe as fatura blerje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë