Ka ndodhur

Bllokohet autobusi me emigrantë sirianë, arrestohet shoferi në Gramsh

Një 57-vjeçar nga Tirana është arrestuar, pasi po transportonte 9 emigrantë me autobus kundrejt fitimit. Mjeti është ndaluar në postbllokun policor që ishte ngritur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Në fshatin Ceruje policia e Elbasanit ka bllokuar autobusin që drejtohej nga shoferi me iniciale F.L. Dyshohet se emigrantët kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet kufirit grek për të kaluar në vendet e BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë