Ka ndodhur

Bllokohet anija me 22.500 litra naftë ruse në Durrës, ndalohen dhe 22 personat e ekuipazhit

Gazeta Si – Një anije që po transportonte 22.500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia në Shqipëri është bllokuar në Durrës.

Në kuadër të operacionit është bllokuar një anije me flamur nga Liberia, e cila po transportonte sasinë e naftës me dokumentacion të falsifikuar, e cila do të kontrabandohej në Shqipëri.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë. 

“Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, – njofton policia.

Nafta ruse dhe shumë produkte të tjera minerare, nuk lejohen të tregtohen në disa vende të botës, për shkak të embargos të vendosur që pas nisjes së konfliktit të armatosur në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë