Nga Gazeta ‘Si’-Prej disa orësh, aksi Orikum-Himarë, është bllokuar duke krijuar trafik tejet të rënduar.
Ndërkohë, shkak i këtij trafiku duket se është bërë një kamion i tonazhit të rëndë i cili ka mbetur në një nga kthesat e forta të Llogarasë.
Dyshohet se kamioni ka ngecur për shkak të manovrimit të gabuar dhe kthesave të forta. Si rrjedhojë automjetet e bllokuara po devijojnë duke kaluar nga rruga e lumit të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për orientimin e automjeteve të bllokuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




