Nga Gazeta 'Si'- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije këtë të shtunë se ka bllokuar 52 ton miell në Fier pasi ishte magazinuar jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.
Gjatë kontrolleve në magazinën ushqimore, inspektorët e AKU-së kanë konstatuar se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme dhe se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.
Po ashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.
Për këto shkelje të konstatuara, AKU ka vendosur masën e ndërprerjes së aktivitetit si dhe gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.