Opozita ka thirrur mbështetësit e saj në protestën e radhës, që këtë të enjte – ashtu si një javë më parë – organizohet duke bllokuar akset kryesore. Kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë me protestuesit në Bradashesh të Elbasanit. Basha dje në prononcimin për mediat bëri me dije se bllokimi i akseve në 12 qarqet kryesore do të bëhet dy orë duke nisur nga ora 18:00.
Shpërndarja e deputetëve të tjerë demokratë do të jetë sipas qarqeve ku kanë qenë fitues.
Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi do të jetë në Durrës te rrethrrotullimi i Plepave.
Shpërndarja e ish-deputeteve të LSI sot në bllokimin e rrugëve:
Në Durrës, rrethrrotullimi i Plepave: Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi,
Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.
Në Shkodër: Agron Cela
Në Lezhë; Viktor Tusha
Në Milot: Përparim Spahiu
Në Fier: Kejdi Mehmetaj
Në Elbasan: Edmond Haxhinasto
Në Korçë: Endrit Braimllari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




