Politike

Blinken takon krerët e sistemit të drejtësisë

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka konfirmuar mbështetjen për sistemin e drejtësisë në vend.

Në ambientet e Piramidës, numri 2 i administratës amerikane është takuar me të gjithë drejtuesit e sistemit të drejtësisë.

Teksa ishte i pranishëm në një aktivitet me të rinjtë te ‘Piramida’ të pranishëm ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë