Politike

Blinken për vizitën në Shqipëri: Një aleat i vjetër i SHBA, kanë mbështetjen tonë në rrugën drejt BE dhe luftën kundër korrupsionit

Në një postim të fundit në Instagram, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar për vizitën e tij në Shqipëri.

Blinken e ka cilësuar Shqipërinë si një partner të vjetër të SHBA dhe aleat të NATO-s, ndërsa shkruan edhe për presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama, për të cilët theksoi se kanë diskutuar për anëtarësimin në BE dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas u bashkua Vice President Kamala Harris, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e vendit drejt suksesit në Bashkimin Europian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam takuar edhe me ekipin e ambasadës amerikane në Tiranë që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë”, shkruan Blinken në Instagram, ndërsa ka ndarë edhe disa foto, një ndër to me kryeministrin Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë