Bota

Blinken akuzon Iranin për sulmin ndaj Rushdies: Nxit dhunë dhe urrejtje

Gazeta Si – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka akuzuar në mënyrë të qartë Iranin se të paktën ka frymëzuar sulmin ndaj shkrimtarit me famë botërore Salman Rushdie në Nju Jork.

“Institucionet iraniane kanë nxitur dhunë kundër shkrimtarit për vite me radhë dhe media shtetërore ditët e fundit janë gëzuar për sulmin kundër tij, – theksoi Blinken në një shënim të lëshuar nga Departamenti i Shtetit. – E gjithë kjo është e neveritshme”.

“Jo vetëm një gjigant i letërsisë, Rushdie ka luftuar gjithmonë për vlerën universale të lirisë së shprehjes, besimit dhe e shtypit, – vazhdon shënimi i Sekretarit të Shtetit. – Ndërkohë që policia vazhdon hetimet e saj, nuk duhet të harrojmë se ka forca të rrezikshme që përpiqen të minojnë këto të drejta, duke përfshirë edhe nxitjen e urrejtjes dhe dhunës”.

Është mbi të gjitha kjo referencë për “institucionet iraniane” që karakterizoi fjalët e Blinken, të vetmit në administratë që përmend në mënyrë eksplicite Republikën islamike.

Kjo nuk mjaftoi për t’i kursyer kritikat e republikanëve, të cilët e akuzuan se nuk i ndërpreu negociatat për armët bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre nuk do të lëkunden në vendosmërinë për t’i rezistuar këtyre kërcënimeve, duke përdorur çdo mjet të përshtatshëm në dispozicionin tonë. Forca e Rushdies dhe e të gjithë atyre në mbarë botën që kanë duruar kërcënime të tilla, rrit vendosmërinë tonë dhe nënvizon e domosdoshmërinë që të mbetemi të bashkuar si një komunitet ndërkombëtar kundër atyre që dëshirojnë të sfidojnë këto të drejta universale”, përfundoi Blinken.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë