Futboll

Blinim një qen dhe i jepnim 3.5 mln euro! Zbulohen përgjime të tjera për Juventusin

Gazeta Si – Zbulohen të tjera biseda mes drejtuesve kryesorë të Juventusit. ‘Corriere della Sera’ ka publikuar disa prej tyre, nga të cilat dalin në dritë detaje të tjera për mënyrën si vepronte klubi bardhezi.

‘Po diskutojnë si të afrojnë Alesandro Del Pieron në klub’. Ky është pohimi i financierëve, të cilët i referohen një telefonate të 6 shtatorit 2021 mes Andrea Anjelit, atëherë president i Juventusit, dhe Xhon Elkan, numri 1 i Exor (pronar i klubit me 63% të aksioneve).

Biseda ka të bëjë me një pistë, që është bërë gjithmonë e më konkrete gjatë muajve të fundit: rikthimit në klub të numrit 10 historik të Juventusit, ndoshta për t’i besuar atij presidencën. Janë këto detajet që zbulohen nga përgjimet e hetimit ‘Prisma’.

Ish-drejtuesit e Juventusit. Gazeta Si, 11 shkurt 2023

Mes bisedave zbardhet edhe një dialog mes drejtorit sportiv Federiko Kerubini dhe Andrea Anjelit më 9 gusht 2021. Kerubini pohon se Federiko Kieza nuk i duket profili i një lojtari që mund të qëndrojë për shumë vite te Juventusi, për shkak se të njerëzit pranë tij shohin më shumë anën ekonomike.

Nga përgjimet vërehen edhe shumë kritika për merkaton. Anjeli thotë: “Nga 2010-a, kur kam ardhur e deri më sot, vetëm tri ditët e fundit kemi bërë budallallëqe në merkato. Kemi hedhur në ‘lumë’ 60-70 milionë. Po ta them kështu, si Anelka”.

Kerubini i drejtohet Stefano Bertolas, menaxherit të sektorit të financës: “Më i keqi i yni merr sa më i miri tek Atalanta. Zapata merr 1.8 milionë… nëse blinim një qen, i jepnim 3 milionë e gjysmë”.

Sërish Kerubini për Fabio Paratiçin: “Jemi treguar arrogantë në merkato, sepse Fabio i 5 viteve më parë nuk merrte Higuainin për 90 milionë, merrte Gabriel Jesus për 10 dhe e bënte një lojtar prej 90 milionë eurosh”.

Ka edhe diskutime për Juventusin U-23. Arrivabene shprehet: “Kam idenë se aty kemi krijuar një karrocë të madhe, po ta them hapur. E kemi bërë, sepse nuk denim më ku t’i çonim lojtarët. Te Fede (Kerubini), nuk kam besim fare sa i takon U-23, ka një qasje shumë emocionale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë