Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ngritur pika kontrolli në disa prej akseve të qytetit bregdetar.
Efektivët e policisë janë duke ndaluar mjetet njëri pas tjetrit dhe po ushtrojnë kontroll ndaj drejtuesve të tyre dhe personave që ndodhen brenda.
Sipas raportimeve, në objektivin e policisë janë makinat që qarkullojnë me xhama të zinj.
Ende nuk ka të dhëna nëse policia është në kërkim të ndonjë të dyshuari, teksa kontrollet vijojnë prej disa orësh tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.