Nga Gazeta Si- Pas bllokimit të rrugëve të Tiranës për shkak të ‘Giro d’Italia’, një tjetër bllokim do vijë për më pak se 1 javë, këtë herë për samitin Europian.
Tirana do jetë e bllokuar duke nisur nga ora 6:00 e datës 16, ku gjithë perimetri i sheshit “Skënderbej” do jetë i paaksesueshëm nga kalimtarët dhe mjetet.
Të paaksesueshme do jenë dhe rrugët rreth e rrotull sheshit: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rruga “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
-Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë
-Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit
-Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit”
-Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”
-Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
Do ketë dhe bllokime të plota të akseve rrugore
Delegacionet do vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe për këtë, më datë 14 nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas- Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir- kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
Këto akse do jenë të bllokuara edhe me datë 15, nga ora 08:00- 24:00. Bashkë me to, të bllokuara do jenë dhe rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
Më datë 16, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
Më datë 16 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”
Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
Nisur nga këto bllokime, drejtuesit e mjeteve do mund të përdorin rrugët alternative.
Për Rinas do jenë të aksesueshme:
– Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”
– Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas
Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
-Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
Nga bllokimet preket edhe spitali “Shefqet Ndroqi”.
Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.
BLLOKIME TE PARKIMEVE
Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë përgjatë ditës së samitit dhe mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15– 16 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
Ndërsa në Tiranë, do bllokohen parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.
Kufizime të pjesshme edhe në zonat përreth
Policia sqaron se do të ketë kufizime të qarkullimit edhe në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15-16, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve në akset rrugore:
-Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”
-Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
Më datë 15, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.