SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi Bozha i bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera, Lushkajt.
Sipas hetimeve të SPAK, Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e Vladimir Lushkaj, i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.
Pas marrjes në pyetje, Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli.
Dy personat akuzohen për “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.