Para

Blerjet e euros, Rezerva e Bankës së Shqipërisë arrin nivele rekord

Nga Gazeta ‘SI’ – Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë ka arritur në një vlerë rekord në 4 muajt e parë të vitit. Shifrat tregojnë se rezerva qëndron në vlerën e 6.7 mld eurove, me rritje 36% nga një vit më parë.

Rritja e fortë duket se lidhet me blerjet e shumta të euros nga BSH, si masë për të stabilizuar disi kursin e këmbimit, ose edhe me emetimin e Eurobondit 650 mln eurosh në muajin shkurt.

Për të gjithë vitin 2025, Banka parashikon të blejë deri në 350 mln euro nga tregu, në funksion të Rezervës Valutore, por një kurs këmbimi i luhatur mund ta nxjerrë atë sërish jashtë parashikimeve. Vetë përfaqësuesit e BSH, presin një qetësim të kursit.

Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar kursin e këmbimit, duke blerë euro në tregun e

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë raporton se për muajin mars të këtij viti, rezerva e arit arriti në vlerën e 313 milionë eurove, me një rritje prej 59.6% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë