Ka ndodhur

Blerje votash në Kukës, arrestohet një 27-vjeçar. I gjenden euro dhe lekë

Gazeta Si – Një 27-vjeçar, Kalosh Peposhi, njëri nga dy kushërinjtë e shpallur në kërkim nga policia e Kukësit për blerje votash për PSD, u arrestua këtë të diel.

Sipas policisë, të riut iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit në zgjedhje.

Ndaj tij dhe kushëririt Gazmend Peposhi, ende në kërkim, rëndon akuza “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Mbrëmjen e së shtunës SPAK dhe policia ushtroi kontrolle në banesat e tyre. Kalosh Peposhi rezulton i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar edhe për kultivim bimësh narkotike.

Policia thotë se materialet proceduriale do t’i kalojnë SPAK, e cila ka ngritur edhe një Task Forcë për krimet zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë