Para

Blerje dhe pagesa/ Në 3 muaj, shqiptarët qarkulluan 610 mld lekë online

Nga Gazeta ‘SI’- Më shumë se 610 miliardë lekë shpenzuan shqiptarët në tre muajt e parë të vitit 2025, më anë të kartës bankare.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë, që i referohen asaj që quhet “home-banking” dhe përfshin të gjitha pagesat e kryera online, tregojnë se ka një tendencë në rritje sipas tremujorëve.

Për të njëjtën periudhë, janë kryer më shumë se 2.4 mln transaksione online, ku përfshihen blerjet, pagesat utilitare, shërbimet etj.

Ndërkohë, në fund të marsit 2025, BSH raporton pak më shumë se 1.5 mln karta bankare aktive, prej të cilave mbi 1.3 janë debiti dhe pjesa tjetër krediti.

Rreth 70% e popullsisë shqiptare kanë një llogari bankare, sipas BSH-së. Vlerësohet se tashmë 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 28.2% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë