Futboll

Blater e pranon: Gabim i madh Botërori në Katar, duhej të luhej në SHBA!

Gazeta Si – Nuk kanë fund polemikat për organizimin e Kupës së Botës nga Katari, as pak ditë para nisjes së eventit më të rëndësishëm të futbollit. Për këtë çështje ka folur së fundi edhe Sep Blater, i cili ishte president i FIFA-s kur u mor vendimi dhe ai mbështeti kandidaturën e vendit aziatik.

Për gazetën zvicerane ‘Tages Ainzeger’, ai ka theksuar: “Ishte një gabim vendimi për organizimin e Botërorit nga Katari. Është një vend shumë i vogël, kurse futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdhenj.

Momenti kur Katari fitoi te drejten e organizimit te Boterorit 2022. Gazeta Si, 9 nentor 2022

“Në atë kohë, – vazhdon Blater, – ramë dakord bashkë me Komitetin Ekzekutiv që Rusia të organizonte Botërorin e 2018-ës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës atë të 2022-shit. Do të ishte një gjest paqeje, nëse dy kundërshtarë politikë do të prisnin Kupën e Botës njëri pas tjetrit.

Një javë para Kongresit të FIFA-s në 2010-ën, Mishel Platini më tha: ’Sep, ça ne va plus jouer’, që do të thotë se plani ynë nuk funksiononte më. Falë votave të Platinisë dhe francezëve, Botërori do të luhet në Katar dhe jo në SHBA”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë