Ka ndodhur

BKH rihap garën për vendet vakante për hetues

Byroja Kombëtare e Hetimit rihap garën për vendet vakante për hetues “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.  

Lajmin e ka bërë me dije vetë BKH me anë të një njoftimi ku thotë se me përfundimin e fazës së verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapë përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakant.

“Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me përfundimin e fazës së verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapi përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakant. Me qëllim që kandidatët që do të aplikojnë të kenë informacionin dhe mundësinë për t’u përgatitur për testin e aftësive fizike në LINK 1, bashkëlidhur, do të gjeni tabelat me sistem pikësh për çdo komponent gare. Falënderojmë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet ‘Hetues’ në Byronë Kombëtare të Hetimit”, thotë BKH.

Në garën për hetues kanë qenë mbi 600 kandidatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë