Nga Gazeta ‘SI’ – Shoqatat vendase të turizmit kanë njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për pezullimin e vendimit të qeverisë që i detyron të instalojnë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.
Padia fillimisht po shqyrtohej nga Gjykata e Apelit, e cila e rrëzoi kërkesën e shoqatave dhe la në fuqi vendimin e qeverisë.
Tashmë, Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar ka njoftuar se të gjitha shoqatat janë dakordësuar për të vazhduar betejën e tyre në Gjykatën e Lartë.
“U ra dakord që pas rrëzimit të padisë së bërë më parë në Gjykatën e Apelit Administrativ për instalimin e detyruar të impianteve të ujërave të zeza nga biznesi, çështja të ankimohet më tej në Gjykatën e Lartë”, nënvizoi ai.
Vendimi hyri në fuqi një vit më parë dhe detyronte çdo subjekt turistik të instalojë impiante të ujërave të zeza, në të kundërt do të përballet me gjobë apo heqje licence. Pak ditë nga nisja e sezonit xhamat e bizneseve, janë zënë me një pullë të kuqe: “Ky subjekt nuk trajton ujërat e zeza”.
Kjo shkaktoi kundërshti nga ana e operatorëve dhe pronarëve të cilët u shprehën se do t’i shkaktojë atyre kosto të larta dhe ngërçe operative.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



