Ekonomi

Bizneset shqiptare optimiste për ekonominë, konsumatorët gati për blerje të mëdha

Nga Gazeta ‘SI’ – Besimi në ekonomi u rrit gjatë muajit mars, raporton Banka e Shqipërisë, ndikuar pozitivisht nga konsumatorët dhe bizneset, përvec sektorit të tregtisë.

Rritja më e madhe e besimit vërehet tek konsumatorët, me 2.3 pikë përqindje, ndikuar nga një parashikim pozitiv për ekonominë dhe gjendjen e tyre për blerje të mëdha.

Besimi u rrit me 1.6 p.p tek ndërtuesit, nga rritja e vlerësimit për kërkesën dhe punësimin. Ata presin rënie të çmimeve.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.4 pikë përqindje, ndikuar nga një kërkesë në rritje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rritje të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 1.2 pikë përqindje nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.

Treguesi i besimit në tregti u ul me 2.1 pikë përqindje në muajin mars pasi këto biznese presin rënie të kërkesës, punësimit dhe çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë