Nga Gazeta ‘SI’ – Viti 2026 ka nisur me optimizëm për bizneset në Shqipëri, por jo për konsumatorët.
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 4.2 pikë në janar, i ndikuar nga rritja e besimit në të gjithë sektorët e biznesit. Ndërkohë, për konsumatorët, ndjesia ekonomike mbeti e pandryshuar krahasuar me muajin dhjetor.
Sektori i ndërtimit shënoi rritjen më të vogël të këtij treguesi, me 3.1 pikë përqindje, i ndikuar kryesisht nga parashikimet negative për çmimet. Megjithatë, pozitivisht kanë ndikuar rritja e kërkesës dhe e aktivitetit.

Shërbimet rezultojnë sektori më optimist, pasi besimi i bizneseve të këtij sektori në ekonomi u rrit me 7.4 pikë gjatë janarit. Bizneset e shërbimeve presin rritje të kërkesës, si edhe rritje të çmimeve.
Edhe për industrinë, situata vlerësohet pozitive, me një rritje prej 4.8 pikë përqindje, e nxitur nga rritja e prodhimit, kërkesës dhe çmimeve.
Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.4 pikë përqindje, për shkak të ecurisë pozitive të shitjeve. Edhe tregtarët parashikojnë rritje të çmimeve.
Nga ana tjetër, konsumatorët vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj treguesve ekonomikë prej disa muajsh. Ata parashikojnë një përkeqësim të aftësisë paguese personale, si edhe të situatës së përgjithshme ekonomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



